09:39 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / k.v

Mori veturë me qera për të kryer vjedhje, arrestohet 32-vjeçari

Të martën, në Stacionin Policor në Istog, ёshtё raportuar se nё fshtin Dubovё e Vogёl, ka ndodhur njё rast vjedhje.

Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur rastit dhe nё vendngjarje kanё kontaktuar me dëshmitarin i cili deklaron se nё shtёpinё e viktimёs ka parё dy persona tё armatosur dhe tё maskuar nё katin e dytё tё shtёpisё.

Tё dyshuarit duke përdorur forcёn kanё hapur derën dhe janё futur nё katin e dytё tё shtёpisё.

Policia gjatё hetimit ka hasur nё njё veturё tё braktisur me targa vendore e cila pas verifikimeve tё bёra rezulton se ёshtё pronё e njё “Rent a Car”, tё cilёn e kishte marrё me qira i dyshuari.

Pas një pune intensive nga zyrtaret Policor tё Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: B.H., i lindur me 1990.

Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.