17:58 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Morina: Deputeti që vrau Enver Malokun, nuk është as nga LDK-ja e as nga Vetëvendosja!

Analisti Bajrush Morina ka shkruar sot në profilin e tij në facebook, me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së Enver Malokut duke thënë se fajtor për këtë vepër është një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.

Ndërkaq tutje ka vazhduar se deputeti në fjalë për të cilin ai dyshon se e ka bërë këtë vrasje nuk është as nga radhët e LDK-së e as Vetëvendosjes!

Postimi i tij i plotë në facebook:

Une nuk besoj se ti e di se ne cilin deputet kam aluduar une, por qe me ta fshi krejt prej mendjes tende aludim tend te gabuar atehere po te them se deputeti per te cilin une dyshoj se ka dore ne vrasjen e Enver Malokut nuk eshte as nga LDK -ja e as nga Vetevendosja!/Indeksonline/