10:09 / E Hënë, 01 Mars 2021 / I.S

Morina flet para ndeshjes me Feronikelin: Unë besoj gjithmonë në djemtë e mi!

Sot nga ora 13:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit, duel ky në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat, që luftojnë të marrin tri pikë të plota dhe të përmirësojnë renditjen e tyre në tabelë, shkruan IndeksOnline

Për të njohur më shumë se si do të rrjedh kjo ndeshje, cili është plani konkret i Arbërisë për këtë përballje për IndeksOnline flet trajneri, Arbnor Morina.

“Secila ndeshje për ne është finale në vete. Unë besoj gjithmonë në djemtë e mi”, tha fillimisht Morina.

“Ne po i qasemi me dëshirën më të madhe secilës ndeshje, Arbëria luan futboll të hapur që nënkupton që luajmë për fitore”, u shpreh ai.