21:48 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Morina: Ndeshjet kishin tempo të kënaqshme, preferoj që tu hapen dyert tifozëve

Me dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, futbolli vendor ka filluar t’i rikthehet normalitetit.

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli kanë qenë dy sfidat që edhe pse pa tifozë rikthyen topin në fushë pas tre muajsh.

Drejtori Sportiv i Flamurtarit, Arbnor Morina ka thënë për Indeksonline se përkundër pauzës u panë dy lojë me tepo mjaftë të mirë.

Sa i përket ndeshjeve e pamë një Prishtinë të fuqishme me shumë zgjedhje edhe në stol, një Drenicë që e pati rastin të shënoj dhe t’i mbajë shpresat për ndeshjen kthyese por nuk arriti dhe u dënua nga një ekip shumë i kompletuar siç është Prishtina“, ka thënë Morina.

Në takimin tjetër pamë dy ekipe të cilat pas një kohe të gjatë treguan lojë mjaftë të pëlqyer dhe me një tempo të mirë duke pasur për bazë pauzën e gjatë“.

Për mua në përgjithësi dy takime të mira me shumë elemente pozitive dhe me tempo të mirë në këto kushte pas pauzës së gjatë“, tha ndër të tjerash drejtori i Flamurtarit.

Gjithashtu janë parë shumë tifoz jashtë dy stadiumeve atë të Prishtinës dhe Suharekës pasi që nuk u lejuan të ulën brenda shkallëve.

Morina preferon që më mirë do të ishte të hapeshin duart pasi që ndeshjet pa tifoz nuk kanë lezet.

Po të pyetsha un, pasi që po luhet kampionati kisha lejuar edhe simpatizuesit, por për këto punë vendosin instancat shtetërore dhe duhet t’i respektojmë. Por prapë po them se futbolli pa spektatorë nuk ka hijeshi dhe lezet“, ka përfunduar Morina.

Dy ndeshjet e kthimit do të luhen me 16 dhe 17 qershor. /IndeksOnline/