07:51 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Mos e ndy shpirtin në jetë!”, Rama nis ditën me fjalët e Naim Frashërit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prej disa ditësh ka zgjedhur që të publikojë thënie nga njerëz të shquar, apo nga librat e shenjtë siç janë Kurani dhe Bibla, duke i titulluar “Fjalët e shenjta”.

Edhe sot, Rama nisi ditën me një thënie nga Naim Frashëri, transmeton Indeksonline.

“Mos e ndy shpirtin në jetë, zemërënë mos e lyej, shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej!”, ishin fjalët e zgjedhura të Frashërit nga Rama.

“FJALËT E SHENJTA???⛪?

Nga Naim Frashëri, faqja 26 te “Mirësija”, në fletoren “Bektashinjtë”, shkroi më tej ai./Indeksonline/