Mos gaboni të provoni baterinë e Iphone me buzë, mund të përfundoni si ky djalosh! (Video/Foto)
Shumë njerëz e kanë zakon që të provojnë me gojë nëse bateria e telefonit Iphone është e vërtet apo fals.
Mirëpo një veprim i tillë, një njeriu i ka kushtuar shumë, transmeton Indeksonline.
Në një dyqan për telefona të dorës së dytë në Kinë, një djalosh futi baterinë në gojë dhe e kafshoi atë.
Por, bateria pas pak sekondash shpërtheu në zjarr derisa ai e kishte në gojë.
Në Kinë është një praktikë që shitësit e telefonave i ndërrojnë bateritë origjinale me ato më të lira të prodhuara në Kinë.
Ky konsumator i cili në dyqan ishte me të dashurën, insistoi se kështu do të kuptonte nëse bateria do të ishte e vërtet apo e rreme.
Video tregon momentin kur ai vendos baterinë mes dhëmbëve, e cila shpërthen. Për fat të mirë, ai e lëshoi baterinë shpejt dhe nuk pësoi lëndime të rënda.
Raportet kanë dëshmuar se bateria ishte e vjetër, por pa cekur nëse ishte e vërtet apo e rremë./Indeksonline/