09:43 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mosmarrëveshja e mëparshme për pak sa s’shkon në një vrasje në Deçan

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Carabreg e Epërm të Deçanit dy persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të panjohur.

Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar. /Indeksonline/

Temat: