10:31 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mosmarrëveshje për parking, arrestohet një person në Prishtinë

Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar video nga momenti i arrestimit ku sipas tyre gjithçka ndodhi për një vend parkingu të veturës.

Rasti ka ndodhur afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Personi i arrestuar nuk i është bindur urdhrit të policisë për ta liruar rrugën dhe më pas i janë vendosur prangat./Indeksonline/