07:28 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Mot jostabil, me reshje lokale shiu dhe më i freskët, deri në ditët e para të qershor

Sipas parashikimeve të fundit, nga pjesa e dytë e javës së ardhshme paraqiten tendenca për përmirësim të motit dhe ngritje të temperaturave.

28.05 – Freskët, vransira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
29.05 – Freskët, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
30.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për bubullimë.
31.05 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Kohëpaskohe reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për bubullimë.
1.06 – Kryesisht me vransira dhe freskët. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Siç vërehet edhe nga grafiku i temperaturave, vlerat e temperaturave të parashikuara mbeten të ulëta dhe pak nën vlerat mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 8C, e maksimalet nga 16C deri 18C.
Era do të fryejë mesatare kryesisht nga krahu verior 4-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie përreth vlerave normale.