07:11 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Moti gjatë kësaj jave

Kjo javë në Kosovë dhe rajon do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm, Temperaturat në pjesën e parë të javës pritet të jenë mjaft të larta, ndërsa gjatë mesjaves pritet të pësojnë ulje kryesisht të lehta, për të pasuar me ulje të ndjeshme në fund të javës gjegjësisht të premtën.

Dy ditët e para të javës do të jenë shumë të nxehta, por e marta pasdite na sjellë rrebeshe dhe stuhi lokale. E mërkura na sjellë mot të paqëndrueshëm, me riga shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të pësojnë ulje kryesisht të lehta.

E enjta parashihet të jetë një ditë me mot kryesisht stabil dhe të qetë, megjithatë nuk pritet të jetë shumë nxehtë.

Nga e premta do të kemi fuqizim të një mase të freskët ajrore e cila na vije nga verilindja e Kontinentit. Si pasojë priten vranësira, riga lokale shiu dhe ulje e temperaturave. Ka gjasa që të ketë reshje shiu në tërë territorin, por për këtë duhet pritur derisa modelet të analizojnë të gjitha të dhënat për ndryshimin e kushteve të motit që na pret.

Në viset bregdetare pritet të ketë mot me diell dhe stabil deri të premtën kur edhe në bregdet priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu priten ulje të temperaturave edhe në viset bregdetare.

Për fundjavë na pret mot relatitivisht i freskët, me vranësira, intervale kohore me diell dhe mundësi për reshje atmosferike.

Ishte ky parashikimi i motit për javen që kemi hyrë dhe disa ndryshime në parashikim janë mëse të mundshme. Në se ka ndryshime ne do ju njoftojmë në postimet tona të përditshme në MeteoBallkan./MeteoBallkan