18:35 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Moti i keq në Vlorë, trageti mbetet në mes të detit

Trageti i linjës Brindizi-Vlorë ka mbërritur në orën 11 të paradites së të mërkurës në Portin e Vlorës me 90 pasagjerë në bord.

Por, mjeti lundrues nuk është ankoruar ende për shkak të erërave të fuqishme.

Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por në të gjitha përpjekjet përplaset me kalatën e portit. Kjo e ka bërë të pamundur ankorimin e tij.

Ndërkohë, anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga kapiteneria të dalin në det.

Temat: