18:00 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Moti me shi/ Aksidenti tjetër në rrugën Prishtinë-Podujevë

Sot në Kosovë po mbizotëron mot me reshje shiu.

Si pasojë e kësaj, janë shënuar një numër i konsiderueshëm i aksidenteve në komunikacion.

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30,në rrugën  Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.

Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./IndeksOnline/