19:29 / E Diele, 23 Shtator 2018

Moti në ditët e ardhshme, ulje temperaturash deri në 2 gradë Celsius

Në pesë ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell, por i freskët.

Dita e hënë mbetet nën dominimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent  gjatë gjithë muajit, por nga dita e martë masat e freskëta të ajrit me origjinë nga veriu do të ndikojnë dukshëm në prishjen e këtij ekuilibri termik, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri në 2 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të ketë brymë si pasojë e rënies së temperaturave deri në zero gradë Celsius.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-23 gradë

Celsius, përjashtuar ditën e hënë ku vlerat termike mbesin të larta si në ditët paraprake.

Amplitudat në fushat termike mbesin të mëdha, por nuk do të bien nën vlerat e normales. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi deri 11m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).