07:13 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Moti në Kosovë me shi dhe shtrëngata

Javë me mot jo stabil dhe me shi, nga sot më freskët.

Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet do të zbresin nga 27C, të hënën, deri në 23C, duke filluar nga sot.

Pas valës së të nxehtit që kaploj rajonin dy ditët e fundit, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku me masa më të ftohta ajrore, nga dita e nesërme do të fillojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, ku do të sjellin kushte për mot të paqëndrueshëm, me shtrëngata me shi, që të hënën do të jenë më intenzive, si dhe rënie të temperaturave nën vlera mesatare.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite vende-vende mundësi edhe për bubullima.

25.07-26.07 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Të enjten në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

27.07 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave.