23:50 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Moti: Nesër e pasnesër më shumë diell

Java në vijim me mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu. Të mërkurën e enjten më shumë diell dhe më ngrohtë.

Cilësia e ajrit edhe ditëve të para të javës në vijim mbetet në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm orëve të mbrëmjes, mund të kaloj shkurtimisht në vlera të dobëta.

21.04 – Pjesërisht vranët, me më shumë diell. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.

22.04 – Paradite me kthjellime. Ditën do të ketë shtim të vransirave, por mbeten edhe intervale me diell.

23.04 – Kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu kohëpaskohe.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C, e të premten edhe deri në 6C. Maksimalet luhaten nga 11C deri 14C, e ditën e enjte mund të arrijnë në 17C.Pas të hënës ku pritet të fryj erë verlindore 4-9m/s, në ditët vijuese do të fryj më shumë erë nga jugperëndimi 3-9m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.