07:19 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Moti/ Nesër priten reshje bore

Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare dhe të mjaftueshme, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesët të erës do të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

6.01.2021 – Pjesërisht vranët, paradite me mundësi për reshje lokale shiu. Në mbrëmje të reshurat shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Në vise malore me reshje bore.

Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 12C, e në vise malore -1C deri 4C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 4-15m/s.

7.01.2021 – Kryesisht vranët. Paradite vende-vende vazhdojnë të reshurat e shiut. Në mbrëmje sërish priten të reshura shiu e në vise malore me borë.

Vonë gjatë natës të reshurat e borës mund të priten edhe në pjesë të ulëta të vendit. Temperaturat në vise të ulëta 4C deri 10C, e në vise malore -1C deri 2C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e më vonë nga veriu 1-4m/s. Indeksi UV: 1.