23:41 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Moti për fundjavë

Ditën e shtunë, fusha të presionit të lartë do të zhvendosen mbi rajon, që do të favorizojnë mot stabil dhe të ngrohtë, kryesisht me diell.

Ditën e diel, një vorbull ciklonike nga Atlantiku gradualisht do të depërtojë mbi rajon, ku orëve të mbrëmjes do të sjellë reshje shiu.

Reshje shiu dhe mot i ftohtë do të mbajë më pas gjatë javës në vijim. Vende e vende reshjet do të jenë më intenzive, e orëve të pasditës do të shoqërohen edhe me bubullima. /Indeksonline/