08:34 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Moti për sot në Shqipëri, jo vetëm shira, por edhe dëborë

Dita e sotme do të jetë me mot të paqëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, priten reshje shiu, por edhe dëbore në zona të ndryshme të vendit.

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjell mot të paqëndrueshëm ne vendin tonë.

Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të izoluar.

Në zonat juglindore do të ketë flokë dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike.