13:18 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Moti për vikend, ja temperaturat

Sipas Institutit Hiderometerologjik të Kosovës, vendi ynë në ditët e vikendit do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore.

Temperatutrat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesist nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s.

Temat: