07:07 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Moti sot i ngrohtë dhe kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë në 23 gradë Celsius.

“Do të mbaj mot  kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të vazhdoj ti mbajë vlerat e mbi normales. Indeksi UV do ti shënoj vlerat e mesatares, që nënkupton se gjatë gjithë ditës nuk do të ketë rrezik edhe nëse ju ekspozohemi direkt rrezeve të diellit. Do të fryjë erë nga  drejtime i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Indeksonline/