07:20 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019

Moti sot në Kosovë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të ngjashme meteorologjike.

Kjo situatë vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Si rezultat i amplitudave në fushat termike, gjatë orëve të para të ditës do të ketë kushte për krijimin e mjegullës së radiacionit apo rrezatimit tokësor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten relativisht të mira, meqë indeksi UV do t’i regjistrojë vlerat në kufijtë e normales.

Do të fryjë erë në drejtim verilindje dhe juglindje, e lehtë deri mesatare.