23:00 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Motoçiklisti goditet nga një veturë në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qendër të Pejës.

Motoçiklisti është goditur nga një veturë e llojit ‘Passat’ teksa po qarkullonte në rrugët e qytetit.

Nuk dihet për të lënduar, teksa të përfshirët në këtë aksident kanë ndaluar tek vendi i ngjarjes deri në arritjen e ekipeve emergjente./Indeksonline/