75 Mall Live Search
18:33 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Motoçiklisti goditet nga vetura, dërgohet në Emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, më saktësisht te vendi i quajtur “Te Sharbanët”, ku një veturë ka goditur një motoçikletë.

Në pamjet dërguara nga një lexues i Indeksonline shihet se motoçikleta është ende në rrugë, përderisa, motoçiklisti i goditur nuk gjendet aty.

Sipas dëshmitarit, ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.//Indeksonline/