15:35 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Motorola pritet të risjellë telefonin ikonik Razr

Motorola mund të rikthejë telefonin ikonik të saj Razr.

Kjo kompani konfirmoi se këtë verë ka në plan që të sjellë një version të ri të telefonit të saj palosës, por me “touchscreen”.

Mediat e specializuara të teknologjisë prej kohësh raportonin për punën që po bën Motorola për të risjellë në treg telefonin Razr, përcjell KosovaPress.

Motorola, që është në pronësi të gjigantit Lenovo, besohet se do të sjellë një dizajn më ndryshe të telefonit palosës nga çfarë jemi mësuar të shohim deri më tani nga kompanitë e tjera.