07:17 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Motorola ‘Vision’ Android One me çip Exynos 9610

Muajin e kaluar ka pasur një raport që sugjeron se të paktën dy telefona Motorola do të përdorin çipin 10nm Exynos 9610.

Më vonë, kishte informata se një nga këto modele mund të ishte Motorola P40, pasardhësi i drejtpërdrejtë i telefonit P30 të vitit të kaluar. Tani Geekbench zbulon se Motorola do të vijë me Android One, me çip Exynos 9610.

Telefoni do të ketë 6GB RAM dhe sistem operativ Android 9.0 Pie.

Sipas informacioneve paraprake, pajisja do të ketë një vrimë në ekran për kamerën për selfi.

Në anën e pasme, priten dy kamera me një sensor primar 48MP, si dhe një sensor për gjurmë gishtërinjsh.

Telefoni do të ketë një ekran 6.2 inç. Versioni bazë do të ketë një RAM 3GB + 32GB dhe konfigurimi më i fortë do të përfshijë 6GB RAM + 128GB memorie të brendshme.