17:42 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Motrat e famshme ‘pushtojnë’ Nju Jorkun

Janë dy nga emrat më të njohur të botës së modës.

Motrat e famshme, Gigi dhe Bella Hadid kanë marrë pjesë në ditëlindjen e një miku të përbashkët, shkruan Indeksonline.

Gigi dhe Bella ka shkëlqyer në imazhet që paparacët kanë kapur derisa dy motrat dukeshin plotë stil dhe të buzëqeshura përkrah njëra tjetrës.

Ndryshe, Gigi sapo është kthyer nga Milano ku morri pjesë për herë të parë në sfilatën e markës së njohur ‘Prada’.

Modelja 23 vjeçarë ditë më parë i dha fund lidhjes me këngëtarin e njohur, Zayn Malik më të cilin ishte në lidhje që nga viti 2015./Indeksonline/