20:16 / E Martë, 26 Tetor 2021 / C E

Mourinho fal Kumbullën, por jo katër futbollistë të tjerë

Pasi qëndroi në tribunë në ndeshjen ndaj Napolit, si ndëshkim për paraqitjen e dobët në transfertën ndaj Bodo Glimt, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla është rikthyer në listën e të grumbulluarve të trajnerit Jose Mourinho.

Vendimi është marrë nga vetë portugezi, që për shkak të emergjencës në prapavijë, ka rikthyer në ekip mbrojtësin 21-vjeçar, i cili do të ketë mundësinë të tregojë se e meriton të veshë fanellën verdhekuqe.

Megjithatë nuk kanë të njëjtin fat futbollistët e tjerë si Mayoral, Villar, Diawara e Reynolds, të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në tribunë, teksa në vendin e tyre janë grumbulluar lojtarë nga skuadra e të rinjve.