23:04 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mourinho fjeti në qendrën stërvitore të Tottenhamit

Jose Mourinho mbrëmë ka fjetur në qendrën stërvitore të Tottenham, pasi negociatat me presidentin Daniel Levy vazhduan shumë vonë.

Portugezi u emërua në krye të skuadrës angleze pas shkarkimit të Pochettinos.

Ai u zyrtarizua në mëngjesin e sotëm dhe do të drejtojë nënkampionët e Evropës në pjesën tjetër të sezonit.

Tottenham aktualisht është në krizë rezultatesh, ku “Special One” duhet ta ngrejë nga pozita e 14. /IndeksOnline/