75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Mourinho fotografohet me “doping” para derbit ndaj Cityt

Ai mbante në duar leucine, isoleucine dhe valin, tre prej aminoacideve që trupi ka nevojë për të krijuar proteinën për riaftësimin sa më të shpejtë të muskujve.
Jose Mourinho është fotografuar, teksa hynte në hotelin “Lowry” ku grumbullohet Manchester United të mërkurën me suplemente proteinash për lojtarët e tij.

Trajneri portugez është siguruar personalisht që lojtarët e tij të vijnë në formë maksimale fizike për të shmangur që rivalët e Cityt ta fitojnë titullin kampion pikërisht në derbin kundër United këtë të shtunë.

Ai mbante në duar leucine, isoleucine dhe valin, tre prej aminoacideve që trupi ka nevojë për të krijuar proteinën për riaftësimin sa më të shpejtë të muskujve.

Këto janë suplementet më të përhapura për ata që kërkojnë të ndihmojnë në shtimin e masës muskulore pas stërvitjes.