22:41 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Mourinho gëzon tifozët e vegjël të Romës, ia bën një befasi (VIDEO)

Skuadra e Romës ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

“Gjallorosët” vazhdojnë të punojnë në Trigoria, të fokusuar në përgatitjen sa më të mirë të skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Por gjatë stërvitjes së sotme, trajneri i Romës, Jose Mourinho, ia ka bërë një befasi katër tifozëve të vegjel, duke I ftuar për ta ndjekur nga afër stërvitjen e ekipit.

Ishte llogaria zyrtare e Romës e cila ka shpërndarë videon e kësaj surprize të  bukur për katër fëmijë.

Një moment unik, me tifozët e vegjël që falënderuan të gëzuar trajnerin portugez: “Faleminderit Josè, je trajneri numër një” , dëgjohet në video.

Fansat e Romës kanë duartrokitur këtë gjest të bukur nga Mourinho, duke dhënë komente positive./IndeksOnline/