10:46 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Mourinho i pamëshirshëm ndaj legjendave të United: Janë të zotë në TV, u bënë trajner dhe rezistuan 2 muaj!

Në emisionin “Touchline with Jose Mourinho” në “Russia Today” trajneri portugez i është rikthyer të masakrojë të gjithë kritikët e tij tek Manchester United.

Në fokus ka qenë Paul Scholes dhe Gary Neville, të dy legjendat e “djajve të kuq” ishin kundër Mourinho, në kohën që ai ishte trajner në Manchester. Gjithsesi të dy ish-lojtarët e kanë provuar të jenë trajner vetë dhe kanë dështuar.

“Ne jemi gjë tjetër kur jemi para televizorit dhe analizojmë një ndeshje dhe themi: ‘tani do të hidhja këtë në fushë dhe do të vendosja këtë tjetrin. Këto vendime kur je në pankinë a mund të merren me të njëjtën qetësi, të jesh analist i zoti, të lexosh lojën dhe të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të përballuar presionin?”, analizoi fillimisht “special one”.

Më pas u ndal tek Paul Scholes që u shkarkuar nga Oldham Athletic vetëm pas 31 ditësh që u bë trajner i një skuadre inferiore. Apo, edhe Gary Neville që nuk rezistoi më shumë se 4 muaj tek Valencia.

“Në Angli, ka ish-top lojtarë, që janë të jashtëzakonshëm kur flasin në ekran, më pas shkojnë duke drejtues klube futbolli dhe pas dy muajsh, mirupafshim! Le të shkojmë në shtëpi se kjo punë nuk është për ne”, vijoi më tej Mourinho.