17:14 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho jep një përgjigjje të papritur kur pyetet për takimin e fundit me Woodward

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka dhënë një përgjigjje interesante rreth Ed Woodward në konferencën e tij për shtyp këtë pasdite.

Mourinho ishte pyetur se kur ka folur herën e fundit me shefin ekzekutiv të Man Unitedit në konferencën e sotme për shtyp.

Por, Mourinho refuzoi që të përgjigjej krahas zërave se ai mund të shkarkohet këtë javë.

”Kjo është një çështje private. Nuk jam duke e bërë këtë pyetje për ju. Nuk do të përgjigjem”.

Mourinho gjithashtu është pyetur nëse puna e tij është në rrezik, dhe ai u përgjigjë: ”Jo, unë nuk mendoj”.

Me skuadrën që rikthehet pas humbjes, 1-3 nga West Hami të shtunën, vëmendja është kthyer te sfida e Champions Leagues me Valencian të mërkurën.

Por, Mourinho ende gjeti kohë që t’i kritikojë disa nga lojtarët e tij.

”Unë mendoj se disa lojtarë interesohen më shumë se disa të tjerë”.

Kur u pyetë për t’i zbuluar emrat e këtyre lojtarëve, Mourinho tha: ”Jo”./IndeksOnline/