15:06 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja se pse Woodward refuzoi ta transferojë Perisicin në Man United

Shefi i Manchester Unitedit, Ed Woodward raportohet se i ka treguar Jose Mourinhos se do t’a sjellë Gareth Balen – por, jo Ivan Perisicin.

Trajneri i Man Unitedit, Mourinho mbetet i hidhëruar me Woodward pasi dështoi që t’ja transferojë njërin prej Bale, Perisic dhe Harry Maguire këtë verë.

Dhe Evening Standard përmes një shkrimi ka sqaruar situatën në ”Old Trafford”, transmeton IndeksOnline.

Mourinho nuk ka qenë i interesuar për ndonjë lojtar afat-gjatë, por është fokusuar vetëm tek e ardhmja.

Man Utd news Ivan Perisic Ed Woodward Jose Mourinho

Kështu që ai kërkoi edhe Alderweireld dhe Perisic si zgjidhje për problemet e tij.

Më tutje kuptohet se Woodward nuk dëshiroi që ta transferonte Perisic për shkak se kroati i Interit nuk kishte vlerë të ri-shitjes./IndeksOnline/