17:38 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Man Unitedit të mllefosur, zbulohet plani i tyre për ndeshjen ndaj Burnleyt

Duket se tifozëve të Manchester Unitedit iu ka ardhur te hunda.

Raportohet se tifozët e Man Unitedit duan që ta shfryejnë mllefin e tyre te shefi ekzekutiv, Ed Woodward.

Tifozët në fjalë do ta bëjnë këtë duke zbuluar një baner me një mesazh drejt Ed, transmeton IndeksOnline.

Woodward ka qenë nën presion javëve të fundit pasi dështoi ta sjellë një qendër-mbrojtës në ”Old Trafford”.

Dhe humbja e së dielës nga Brightoni duket që e ka maksimizuar hidhërimin e tifozëve të Manchester Unitedit.

Gabimet në mbrojtje i kushtuan Man Unitedit me një humbje, 2-3 nga Brightoni, dhe Woodwardi ishte parë i zemëruar në tribunat e ”Amex Arena”-s pas ndeshjes.

Dhe tifozët kanë një plan për ndeshjen e 2 shtatorit ndaj Burnleyt, duke bërë një protestë ndaj shefit ekzekutiv.

Në ndeshjen në fjalë do të zbulohet baneri me mbishkrimin, ”Jashtë Ed”./IndeksOnline/