Mourinho mbron veten: Unë nuk e shita Salahun, ata gënjejnë!
Mohamed Salah është njëri nga futbollistët më të spikatur këtë sezon.
Udhëheqësi i tanishëm i Këpucës së Artë është në formën e tij jetësore dhe që nga shpërthimi i tij në Liverpool të gjithë pyesin se pse Jose Mourinho e la të ikë atë nga skuadra e Chelseat.
Megjithatë, trajneri i Manchester United doli kundër thashethemeve që ai ishte përgjegjës për shitjen e tij.
“Njerëzit thonë se unë jam ai që shiti Salah por është e kundërta, unë bleva Salahun” deklaroi Mou për ESPN.
Egjiptiani, i cili mbërriti në Chelsea nga Baseli, nuk u përshtat në Londër sipas trajnerit portugez: “Ai ishte edhe i njomë, fizikisht nuk ishte i përgaditur mirë dhe mentalisht nuk ishte e i gatshëm dhe gjithcka ishte e vështirë për të. Disa prej tyre janë ende atje, si Willian, Hazard dhe ata tashmë janë në një nivel tjetër” .
Pas huazimit në Fiorentinë, Mou pranoi se ishte klubi që vendosi ta transferojë atë në Romë: “Chelsea vendosi ta shesë atë dhe kur ata thonë se unë jam ai që e shiti, ata gënjejnë, unë e bleva dhe unë pajtohem me atë transferim sepse ishte i nevojshëm. Shitja e tij për të blerë një lojtar tjetër nuk ishte vendim i imi”. /IndeksOnline/