20:01 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / C E

Mourinho mposht Interin midis “San Siros”

Jose Mourinho ka dalë fitues nga “San Siro” kundër ish-skuadrës së tij.

Roma ka fituar me rezultat 1-2 kundër Interit në ndeshjen e javës së tetë të Serie A.

Interi ka kaluar i pari në epërsi me golin e shënuar nga Dimarco në minutën e 30-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Dybala në minutën e 39-të.

Golin e fitores për Romën e shënoi Smailling në minutën e 75-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Roma është në vendin e katërt me 16 pikë, derisa Milani është në vendin e gjashtë me 14 pikë. /IndeksOnline/