75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mourinho mund ta riblej Januzajn

Adnan Januzaj shënoi golin e vetëm dhe të fitores ndaj Anglisë, duke u zgjedhur Lojtari i Ndeshjës.

Ylli i Real Sociedad-it ngjalli kujtime nga klasi i tij, vetëm një vit pas largimit nga Manchester United.

Januzaj shpërtheu nën drejtimin e Ferguson dhe Moyes, por nuk kishte të njejtin besim nga Jose Mourinho.

Megjithatë, trajneri portugez kërkoi që klubi të vendoste një klauzolë riblerje në kontratën e tij.

Pas situatës së Paul Pogbas, të cilin Juventus e kishte transferuar me parametra zero, “Djajt e Kuq” janë siguruar që kur të shesin një lojtar me potencial të kenë një klauzolë në marrëveshje. /IndeksOnline./