08:47 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mourinho mundohet ta mbroj Dele Alli-në: Nuk e kishte me mua

Tottenham ka humbur në shtëpi me rezultat 0-1 kundër Leipzigut në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Ajo që ra në sy, përveç përformancës së dobët të Spurs, ishte edhe reagimi i Dele Alli kur u zëvendësua.

Mesfushori shihej duke përplasur një shishe uji në tokë para se të shkonte mërzitshëm në pankinë, kur u zëvendësua nga Erik Lamela në minutën e 64-të në stadiumin e Tottenham Hotspur.

Por Jose Mourinho insiston që Dele Alli ishte zemëruar me performancën e tij dhe jo me vendimin e trajnerit.

Unë mendoj se ai ishte i zemëruar me performancën e tij, jo me mua,” tha Mourinho për reagimin e Alli.

Unë mendoj se ai e kupton pse e hoqa dhe performanca jonë u përmirësua“.

Tottenham e ka mundësi të përmirësoj gabimin në ndeshjen e kthimit me 10 mars. /IndeksOnline/