15:22 / E Diele, 22 Tetor 2023 / Gj. Sh

Mourinho ndeshkohet me karton të kuq pas golit të El Shaarawyt, arsyeja qesharake

Roma ka shënuar fitore minimale në javën e nëntë të Serie A, duke e mposhtur Monzan me ruzultat 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Stephan El Shaarawy në minutën e 90-të, shkruan IndeksOnline.

Menjëherë pas golit, trajneri i Romës, Jose Mourinho është ndeshkuar me karton të kuq.

“Special One”duke festuar golin, shkoi te pankina e kundërshtarëve i nervozuar, ku iu drejtua me fjalët: “Mos folni shumë dhe mos qani tani”.

Kjo i kushtoi teknikut portugez me karton të kuq nga gjyqtari Ayroldi./IndeksOnline/