20:31 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mourinho: Nuk do të isha larguar kurr nga Interi

Jose Mourinho i cili tani nuk ka as një skuadër nën menaxhim ka folur për Interin dhe po ashtu edhe vendimin që kishte marrë për t’u larguar nga ky klub.

Mourinho po ashtu e ka mohuar se ai mund të kthehet në Itali.

Ai ka folur për Interin duke thënë: “Aty është shtëpia ime, familja ime. Moratti është një mik, presidenti im. Historia e tripletës është fantastike. Pas Madridit, nëse do të isha kthyer në ‘San Siro’ për të festuar, nuk do të isha larguar dot kurrë nga Interi. Kur i thua mirupafshim një familje është e vështirë ta përballosh. Atë natë e dija se do të largohesha, nuk mund t’i thosha ‘Jo’ Real Madridit për të tretën herë”./Indeksonline/.