08:34 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / B O

Mourinho nuk i ndahet serbit, tri ekipe me të, tani radhën e ka Roma

Roma vendos përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Jose Mourinho do të bashkohet me ish-lojtarin e tij te Manchester United, Nemanja Matic.

33-vjeçari është gati për një sfidë të re nën urdhrat e José Mourinhos (në fillim te Chelsea, më pas te United), pasi bisedimet kanë dhënë rezultate pozitive.

Kontrata do të jetë për një sezon me një opsion për një të dytë të lidhur me numrin e paraqitjeve të lojtarit.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë jave dhe lojtari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore./Indeksonline/