16:31 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mourinho po rikthehet në Premierligë te skuadra e njohur

Jose Mourinho është pa skuadër që kur u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester United.

Tekniku portugez ishte në bisedime me Juventusin para se këta të fundit të emërojnë Maurizio Sarrin.

Por Mourinho mund të kthehet në Premierligë për të marrë frenat e Newcastle, shkruan Indeksonline.

Mediat në Angli raportojnë se pronarët e ri kanë kërkuar bisedime me ish-trajnerin e Interit, Real Madridit dhe Chelseas.

Në anën tjetër vetë trajneri në një intervistë ka treguar modelin e skuadrës që ai dëshiron të drejtojë.

“E vetmja gjë që unë e di është ajo që nuk dua,” tha Mourinho.

“Ajo që nuk dua është e qartë, jam mjaft patologjike në kuptimin që unë duhet të luaj për të fituar. Pastaj, nëse fitoj apo nëse nuk fitoj, ky është problemi im dhe lojtarëve, klubit dhe strukturës. Por, kam nevojë për një projekt ku ndjenja është që unë të luajë për të fituar”, ka thënë ndër të tjerash Mourinho. /IndeksOnline/