18:24 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

Mouroinho trajner i ri i PSG-së!

Jose Mourinho nga sezoni i ardhshëm pritet të drejtojë skuadrën e PSG-së.

Skuadra franceze është duke kërkuar një trajner për ta zëvendësuar Christophe Galtierin, shkruan IndeksOnline.

Sipas lajmeve të fundit, tekniku portugez do të nis negociatat me PSG-në pas finales së sotme të Europa League, ku Roma do të luaj me Sevillan.

Nëse Mourinho arrin ta fitoj trofeun e Europa League me Romën, gjasat që ta merr drejtimin e klubit francez janë të mëdha, por edhe nëse nuk e fiton trofeun, ai shihet si favoriti kryesor nga drejtuesit e klubit parisien./IndeksOnline/