19:12 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Mozomakeq”: Nga 120 deputetë, vetëm 14 në sallë!

Seanca për buxhetin e vitit 2019 është duke u neglizhuar në masë të madhe nga numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shumica e përfaqësuesve të popullit, që marrin afro 3000 euro në muaj, s’po e shohin të arsyeshme të qëndrojnë në Parlament për të shqyrtuar më në detaje këtë çështje.

Nga gjithsej 120 deputetë sa i kaKuvendi, në sallë (ora 19:00) të pranishëm ishin vetëm 14 deputetë nga pozitadhe opozita, shkruan Indeksonline

Kjo, padyshim se është mosrespekt që vazhdimisht po e përsërisin deputetë të ndryshëm.

Të njëjtit “arsyetohen” shpeshherë se kanë edhe punë tjera për të bërë, ndonëse janë zgjedhur që të kontribuojnë nëlegjislativin e vendit.

Foto më poshtë:

Temat: