10:29 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Mozzik flet hapur: Unë dhe familja ime besojmë në PDK-në, të mirat mos ia humbni askujt!

Reperi i njohur Mozzik ka bërë me dije se tashmë ka zgjedhur se kë do të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë familja ime, shoqëria ngushtë, rrethi im besojmë në PDK-në. Besojmë në njerëz që marrin përgjegjësi e nuk frikësohen. Njerëz që e deshën e vazhdojnë ta duan Koosvën! E kanë tregu veten, të mirat mos ia humbni askujt”, ka shkruar Mozzik, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë faktin se jo rrallë herë, Mozziku ka treguar që është një simpatizantë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)./IndeksOnline/