09:18 / E Diele, 26 Maj 2019

Mozzik një baba i përkushtuar: Ta falënderojmë Zotin për çdo buzëqeshje

Mozzik dhe bashkëshortja e tij, Loredana kanë qenë mjaft të komentuar së fundi pas skandalit të akuzave ndaj Loredanës për mashtirimin dhe grabitjen e një shume të konsideruar parash nga një çift zviceran.

Por, gjithë këtë histori çifti i njohur duket se e ka lënë anash dhe po shijojnë jetën së bashku me vogëlushen e tyre, Hana, shkruan Indeksonline.

Ishte Mozzik ai që ka postuar një fotografi derisa po mbante në dorë vogëlushen e tyre.

“Ta falënderojmë Zotin për çdo buzëqeshje, e mos të ankohemi vetëm për lot! Në Zotin besojmë” ka shkruar Mozzik përkrah imazhit.

Ndryshe, reperi i njohur ka paralajmëruar se së shpejti do të rikthehet me një bashkëpunim me reperin, Dardan./Indeksonline/