16:11 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mozzik tregohet human, viziton dhe tregon skamjen e një familje kosovare

Shpesh personalitete e artistë lënë me një anë famën dhe jetën e tyre luksoze, teksa solidarizohen me raste të ndryshme, veçmas kur në pyetje është solidarizimi.

Edhe reperi kosovar, Mozzik sot ka treguar anën e tij humane. Ai përmes një fotografie të postuar në llogarinë Instagram ka treguar se ka vizituar një familje të varfër, teksa edhe është fotografuar me ta.


“Vizitova Familjën Miftari në Talinovc të Ferizajit ! !

Nuk po e zgjas shumë vetëm di t’iu them Zoti mos i’u provoftë me skamje”, shkruan reperi, përcjellë Indeksonline.


Ndryshe Mozzik shpesh në intervista ka treguar se jeta e tij nuk ka qenë edhe aq e lehtë, e siç duket ai nuk harron asnjëherë ç’është të vuash e të kalosh sakrifica të shumta./Indeksonline/