08:42 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mozzik uron ditën e çlirimit me një falënderim për UÇK-ën

Sot po shënohet 20-të vjetori i çlirimit të vendit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Këtë ditë të madhe për vendin tonë, edhe reperi i njohur Mozzik ka bërë një urim, shkruan indeksonline.

“Urime dita e çlirimit ! Sa e sa Luana dhanë jetën për këtë vend të ujitur me gjak të heronjve të 
Uçk-së ! 
E sa e sa tjerë i mbijetuan sfidave e sakrificave vetëm që sot të jemi të lirë, të ecim lirë..mbi të gjitha të flasim Shqip.
Urime juve që dikur përshëndetët prindërit për luftë, duke mos e ditur se a do ktheheni më a po jo.
Urime 20 vjetori i çlirimit !Respekt ! UÇK” ka shkruar Mozzik në  statusin e tij.

Ndërkohë, kujtojmë që Mozzik së fundi solli projektin e ri ‘A Milly’ në bashkëpunim me Dardan./Indeksoline/