14:43 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

MPB siguron materialin/ Qytetarët mund të pajisen me letërnjoftime brenda dy javësh

Të gjithë qytetarët që kanë dorëzuar dokumentet e tyre që nga muaji gusht që të pajisen me letërnjoftim do të kenë mundësinë së shpejti t’i marrin ato.

Kjo pasi që, Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të furnizohet me material.

Nga MPB në një përgjigje për IndeksOnline thanë se qytetarët do të kenë mundësi të pajisen me këto dokumente brenda 2 javësh.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës do te fillojnë të pajisen me letërnjoftime në dy javët e para të muajit dhjetor të këtij viti. Sasia e dokumenteve aktualisht është e mjaftueshme si për raste të rregullta ashtu edhe për raste urgjente”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Për katër muaj me letërnjoftim dhe pasaportë kanë arritur të pajisen vetëm qytetarët të cilët kanë paguar që të marrin këto dokumente me procedurë të shpejtë.

Tenderin për furnizim me letërnjoftime dhe pasaporta për vitin 2020-2021, e ka fituar kompania gjermane “Veridos”./IndeksOnline/