18:47 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

MPJ demanton mediat serbe: Guineja Bisao ka njohur Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë raportimet e mediave serbe, të cilat kanë cituar kryeministrin e Guineja Bisao të ketë deklaruar se vendi i tij nuk e ka njohur Kosovën, duke rikonfirmuar frymën e marrëdhënieve të mira në mes Kosovës dhe Guinesë, dhe i referohet vetëm komunikimit zyrtar në mes dy vendeve, respektivisht Notës Verbale të njohjes nga ky shtet të datës 11 janar, 2011.

MPJ e Kosovës nga takimet e nivelit të lartë, që ka zhvilluar me përfaqësues të këtij vendi është pajtuar në parim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve, me qëllim të fuqizimit dhe zgjerimit të mëtejme të këtyre marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.

“Republika Guineja Bisao ka votuar edhe pro anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, gjë për të cilën ne i jemi mirënjohës”, thuhet në deklaratë./Indeksonline/